RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grevat “gjunjëzojnë” Britaninë/ Greva masive ka paralizuar shumë shërbime dhe shkollat

grevat-“gjunjezojne”-britanine/-greva-masive-ka-paralizuar-shume-sherbime-dhe-shkollat

Gjysëm milionë njerëz janë bërë pjesë e valës më të madhe të veprimeve sindikale prej dekadash të tëra në Mbretërinë e Bashkuar.

Në grevën masive që ka pllakosur vendin janë përfshirë punonjës të disa sektorëve, përfshirë atë të kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Arsyeja që ka nxjerrë britanikët në rrugë është ngadalësimi i rritjes mesatare të pagave. E tkurrur pas krizës financiare globale, kjo rritje pati një rimëkëmbje në gjysmë e dytë në dekadën e kaluar. Megjithatë, në përgjithësi niveli i pagave ishte më e vogël për punonjësit e sektorit publik dhe solli pak ose aspak rritje reale.

Dallimi në paga mes sektorit publik dhe privat është thelluar më shumë gjatë vitit të kaluar, teksa inflacioni në çmimet e konsumit arriti në shifra dyshifrore. Pagat në sektorin privat në tre muajt deri në nëntor të shumë nga mospajtimet janë gjerësisht ose plotësisht në sektorët publikë, sikurse transporti dhe kujdesi shëndetësor, përfshirë edhe punonjësit e hekurudhave, personeli i emergjencave dhe infermierët. Protestuesit thonë se janë lodhur nga kjo situatë.

“Të jesh një mësues në 2023-shin, është kënaqësi, nuk e mohoj, unë e dua punën që bëj. Por kënaqësinë e marrim nga puna, e marrim nga nxënësit tanë, të cilët duam t`i fuqizojmë, duam që brezat e ardhshëm të jenë më të mirë. Ama, e ka një kufi çdo gjë, dhe ne e kemi kaluar cakun e durimit kur vjen fjala tek kushtet në të cilat punojmë. Paga që marrim nuk përputhet aspak me punën që bëjmë, me orët që shpenzojmë, djersën e mundim që investojmë, sidomos me inflacionin dhe këtë krizë të madhe të kostos së jetesës”, tha Stephanie Lewin, mësuese historie.

Britania shënoi së fundi nivelin më të lartë të inflacionit në 40 vjet.vitit të kaluar u rritën me 7.1 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa paga mesatare e sektorit publik, në periudhën e njëjtë, u rritën me 3.3 për qind. /tch

Related posts

Vdiq gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

admin

Shtatori kthen në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë

rezart morina

Ministri i Jashtëm i Palestinës: Netanyahu dëshiron të vazhdojë të vrasë palestinezët

rezart morina