RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KINË – Ekonomia goditet rëndë, pasi infeksionet me Covid-19 po rriten

kine-–-ekonomia-goditet-rende,-pasi-infeksionet-me-covid-19-po-rriten

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus të regjistruar në ditë në Kinë është trefishuar gjatë dy javëve të fundit për të arritur nivelin më të lartë që nga ditët e para të pandemisë, tre vjet më parë, raportoi sot Komisioni Shëndetësor në Pekin, çka po ndikon negativisht edhe në ekonominë e dytë në botë.

Komisioni vendosi numrin ditor të infeksioneve të reja në 32 700, me valën e re që i atribuohet variantit Omicron.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në qytetet e mëdha, përfshirë Pekinin, Guangzhounë, në Kinën Jugore, e cila është goditur keq, dhe Chongqingun.

Në Pekin, restorantet, shumë biznese dhe shkolla mbeten të mbyllura, me vetëm supermarkete dhe tregje të tjera ushqimore ende të hapura.

Shumë punonjës punojnë nga shtëpia.

21 milionë banorëve të Pekinit u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Analistët në grupin financiar të Japonisë ”Nomura” vlerësojnë aktualisht se më shumë se një e pesta e ekonomisë së Kinës është goditur nga bllokimet, dyfishi i shifrës në tetor.

Të enjten, infeksionet e reja arritën nivele më të larta se ato që u panë në prill, kur u vendos një bllokim i rreptë në Shangai për dy muaj.

Kina vazhdon të ndjekë një strategji ”zero Covid-19”, një qasje që është braktisur prej kohësh në shumicën e vendeve.

Pak viza u lëshohen atyre që dëshirojnë të hyjnë në Kinë dhe njerëzit që hyjnë duhet të kalojnë pesë ditë ose më shumë në hotele speciale.

Protestat kanë shpërthyer kundër masave dhe autoritetet lokale janë nën presion të madh financiar.

Blerësit që hyjnë në supermarketet e Pekinit duhet të tregojnë një test negativ të kohëve të fundit. /atsh

Related posts

Për një ditë arrestohen shtatë persona për armëmbajtje pa leje

admin6

Nis largimi i barrikadave edhe në Lagjen e Boshnjakëve

admin

Sot ekzekutohen pagesat për këto kategori

admin