Ish-presidenti i Kinës, Jiang Zemin, i cili e nxori vendin nga izolimi pas shtypjes së protestave pro-demokracisë në sheshin Tiananmen dhe mbështeti reformat ekonomike që çuan në një dekadë rritjeje ka vdekur në moshën 96-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jiang Zemin ndërroi jetë në Shangaj, njoftoi televizioni shtetëror në faqen e saj të internetit.
Ai ishte presidenti i pestë i Kinës dhe ish-kryetar i Partisë Komuniste të Kinës.
Zemin erdhi në krye të partisë dhe shtetit në vitin 1989 pas protestave në Tiananmen si zëvendësues i ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Zhao Ziyang, i cili u shkarkua për shkak se favorizonte studentët që protestuan për ditë të tëra në sheshin kryesor të Kinës.
Edhe pse kishte 15 vjet që kishte dalë në pension, ai kishte një ndikim të madh në të gjithë shtetin.