RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bie niveli i ujit në lumin El-Iz të Irakut, ngordhin mijëra peshq – VIDEO

bie-niveli-i-ujit-ne-lumin-el-iz-te-irakut,-ngordhin-mijera-peshq-–-video

Si rezultat i rënies së nivelit të ujit në lumin e periferisë së provincës Maysan në jug të Irakut, mijëra peshq ngordhën.

Peshkimi i cili është burimi i të ardhurave për banorët vendas, u godit nga ngordhjet masive të peshqve për shkak të rritjes së temperaturave dhe rënies së nivelit të ujit në rajon.

Pasi ngordhën peshqit për shkak të rënies së nivelit të ujit të rrjedhshëm në lumin El-Iz në Maysan, qytetarët raportuan situatën tek autoritetet. Qeveria irakiane njoftoi se ka nisur hetim për këtë çështje.

“Gjeni zgjidhje për problemin”

Tair Halaf, një peshkatar nga Maysani, për Anadolu tregoi problemet në rajon. “Kemi pasur humbje të rënda të peshkut në ditët e fundit. Peshkimi dhe blegtoria janë burimi i të ardhurave për njerëzit këtu. Të gjithë peshqit kanë ngordhur”, tha ai.

Ai tha se peshqit ngordhën për shkak të rënies së nivelit të ujit, kripës së tepërt të ujit dhe mungesës së oksigjenit.

Sipas tij, në rajon ka ujë të mjaftueshëm, por shpërndarja nuk është bërë si duhet. Halaf i bëri thirrje guvernatorit të qytetit dhe qeverisë qendrore të gjejnë zgjidhje për problemin.

Peshkatari Sejjad Bidvi tha se si pasojë e rënies së nivelit të ujit, peshqve u mungon oksigjeni dhe ngordhin.

Bidvi i bërë thirrje kryeministrit Mohammed Shiya es-Sudani të gjejë zgjidhje për problemin. “Burimi ynë i të ardhurave ishte peshku”, tha ai.

Një situatë e ngjashme ndodhi në provincën Babiloni të Irakut në vitin 2018 ku mijëra peshq patën ngordhur.

Related posts

Vrasjet e grave, Kurti: Ka dështuar sistemi gjyqësor dhe prokurorial

admin

Spitali Al-Quds, i dyti më i madh në Gaza, nuk funksionon më

admin6

Rritet në të paktën 93 numri i të vdekurve nga sulmi në sallën e koncerteve në Moskë

admin6