RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kirgistani: 24 të vrarë në luftimet e ashpra me Taxhikistanin

kirgistani:-24-te-vrare-ne-luftimet-e-ashpra-me-taxhikistanin

Njëzet e katër persona janë vrarë në përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan, tha Ministria e Shëndetësisë në Kirgistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupat e pajetë janë dërguar në spitalet në rajonin Batken në jugperëndim.

Rreth 90 persona janë plagosur në anën e Kirgistanit në përleshje.

Konflikti mes rojeve kufitare të dy vendeve nisi herët të premten.

Secila palë akuzoi tjetrën për shkelje të marrëveshjeve, por ata ranë dakord për një armëpushim që nga ora 16:00 me kohën lokale (2200 GMT).

Rajoni po përballet me tensione nga një mosmarrëveshje kufitare, duke përfshirë ujitjen bujqësore, kullotjen e kafshëve, kontrabandën dhe kalimet e paligjshme të kufirit.

Kirgistani mbylli portat doganore me Taxhikistanin më 21 maj 2021, derisa të zgjidhet çështja e kufirit.

Related posts

FOTO/ Merr fund misteri 81-vjeçar, gjendet nëndetësja britanike e Luftës së Dytë Botërore që u zhduk në vitin 1943

admin

Prokurori i Përgjithshëm në SHBA: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

admin

SBASHK i përgjigjet Nagavcit: Ekziston vendimi, orët e humbura nuk i zëvendësojmë

admin