RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kirurgu i QKUK-së e shpërndau si të suksesshëm operacionin, pacienti vdiq pas disa orësh

kirurgu-i-qkuk-se-e-shperndau-si-te-suksesshem-operacionin,-pacienti-vdiq-pas-disa-oresh

Drejtori i Klinës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, ka thënë se Shala ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën nuk e ka pasur.

Ai për Telegrafin tha se ka kërkuar që ky rast të hetohet, ndërsa ka deklaruar se në koordinim me drejtorinë e ShSKUK-së do të merren masat e nevojshme.

“Duhet të hetohet pse është kryer një operacion i tillë nga një kirurg i cili nuk ka pasur përvojë. Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të ShSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet po ashtu të bëhet një vlerësim i rastit”.

“Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jokompetentë. Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose t’ju tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa”, është shprehur Brahimaj.

Lidhur me rastin për Telegrafin janë deklaruar edhe nga ShSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre thuhet se “të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se e kanë të ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK”.

“Kjo me qëllim që informatat që publikohen të jenë konform kritereve të përcaktuara etike dhe profesionale. Secili drejtor i institucionit, në këtë rast edhe drejtori i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, ka obligim që të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, për mosrespektim të kësaj urdhërese”, thuhet tutje.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me kirurgun Kushtrim Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Related posts

OKB: Një në çdo pesë persona në botë përballet me dhunë dhe ngacmim në vendin e punës

admin

Parlamenti izraelit miraton projektligjin e diskutueshëm, pjesë e reformës në drejtësi

admin

Haradinaj, Kurtit: Shko Albin, shko se s’je tu qitë në dritë kurgjo

rezart morina