RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kisha e Anglisë bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

kisha-e-anglise-ben-thirrje-per-armepushim-te-menjehershem-ne-gaza

Peshkopët e Kishës së Anglisë kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve përpara sulmit të planifikuar të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë, transmeton Anadolu.

“Bombardimi i pamëshirshëm i Gazës dhe kostoja e madhe në jetët e civilëve dhe infrastrukturën civile duhet të ndalet”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Peshkopëve, dhoma e sipërme e legjislaturës tredhomëshe të Sinodit të Përgjithshëm të Kishës së Anglisë.

Reagimi erdhi pasi ushtria izraelite miratoi planin e saj për fillimin e operacionit tokësor në Rafah, Gaza jugore, në kufirin me Egjiptin, pavarësisht paralajmërimeve nga liderët botërorë dhe grupet humanitare se një sulm i tillë mund të jetë katastrofë për civilët atje, të cilët nuk kanë se ku të shkojnë.

“Mënyra se si po ndiqet kjo luftë nuk mund të justifikohet moralisht”, thuhet në deklaratë.

Kisha i kërkoi Izraelit t’i bindet urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të lëshuar muajin e kaluar dhe t’u mundësojë palestinezëve që të kenë qasje në ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe siguri, që u janë mohuar prej kohësh.

Duke theksuar se ata vazhdojnë të mbrojnë lirimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e sulmeve me raketa ndaj Izraelit nga Hamasi, Dhoma e Peshkopëve deklaroi se të gjitha palët “duhet të fillojnë të mendojnë të ardhmen përtej këtij konflikti, për paqen e drejtë për izraelitët dhe palestinezët”.

“Kjo luftë nuk mund të rezultojë në konsolidimin e një sistemi pushtimi që për një kohë të gjatë u ka mohuar palestinezëve të drejtat dhe liritë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Duke shprehur shqetësimin për ndikimin e konfliktit në marrëdhëniet në Britani, deklarata dënoi “të gjitha ndjenjat antisemitike dhe antimuslimane”.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Megjithatë, forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës, ku rreth 28.500 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori.

Related posts

Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

admin

Ministri turk i Mbrojtjes: Turqia e konsideron kërcënimin ndaj Azerbajxhanit si kërcënim për veten

admin

VOA: Dëshmia e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret nuk u jep përgjigje paqartësive për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

admin