RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 28.576

gaza,-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-rritet-ne-28.576

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit kundër Rripit të Gazës u rrit në 28.576 që nga 7 tetori, raporton Anadolu.

Deklarata e ministrisë, teksa sulmi kundër Gazës hyn në ditën e tij të 131-të, thekson se 68.291 njerëz të tjerë janë plagosur gjithashtu.

Në deklaratë theksohet se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 11 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, në të cilat lanë vrarë 103 persona dhe 145 të tjerë të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, shtoi ai.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, në të cilin autoritetet izraelite thonë se janë vrarë afro 1200 izraelitë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm këtë janar urdhëroi Tel Avivi të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Sudan, çdo ditë 20 mijë njerëz braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile

RTI

Fuqizimi i policisë me armë dhe autoblinda të reja, ndahen 3 milionë euro

admin

Presidenti i Brazilit do të vizitojë Kinën

admin