RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kjo është simptoma e “heshtur” e kancerit që mund ta dalloni në tualet

kjo-eshte-simptoma-e-“heshtur”-e-kancerit-qe-mund-ta-dalloni-ne-tualet

Sipas ekspertëve, kanceri i vezoreve është një nga format më të zakonshme të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar, nga i cili sipas studimeve, vdesin mbi 4 mijë njerëz në vit.

Zbulimi i hershëm është çelësi për të mposhtur këtë sëmundje, por ekspertët shëndetësor kanë thënë se ka një simptomë të “heshtur” të kësaj sëmundje, e cila sipas tyre, mund të dallohet në tualet.

Ekspertët kanë bërë të ditur se kapsllëku dhe diarreja janë shenjat e kësaj sëmundje, shkruan The Sun.

Sipas Cancer Research UK, problemet e tretjes mund të jenë për shkak se kanceri është përhapur në zorrën e trashë ose sepse presioni nga kanceri po shtyp në zonën e prekur.

Kanceri i vezoreve është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 7 mijë e 500 raste të reja çdo vit.

Mjekët kanë bërë të ditur se shenja të tjera të këtij lloj kanceri janë humbja e oreksit, dhimbja e barkut, fryrja e tij, humbja në peshë dhe lodhjet e pashpjegueshme.

Related posts

A mund të ndihmojë ngrënia e domateve në uljen e presionit të lartë të gjakut?

Muhamet Ramadani

Dhëmbi i pjekurisë mund të shkaktojë dhimbje të fortë në kokë – edhe kur vetë dhëmbi pothuajse nuk dhemb

admin

Testi i thjeshtë i gjakut parashikon rrezikun nga sëmundja e trashëguar e zemrës

Muhamet Ramadani