RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KMDLNJ: Ndalja e pagave të grevistëve do të përbënte shkelje flagrante të të drejtave të njeriut

kmdlnj:-ndalja-e-pagave-te-grevisteve-do-te-perbente-shkelje-flagrante-te-te-drejtave-te-njeriut

Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut në një komunikatë për media ka thënë se kërcënimi nga ana e Qeverisë për t’iu ndaluar pagat punonjësve që janë futur në grevë, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.

“Nga të gjithë segmentet që kanë filluar grevën apo që do të bëjnë grevë së shpejti, arsimi është më i ndjeshmi dhe më kërcënuesi. KMDLNJ është deklaruar shumë herë se greva është mjet i skajshëm apo i fundit i një veprimi sindikalist. Në mungesë të vullnetit, në radhë të parë të Qeverisë, që përmes dialogut me sindikata të gjejë zgjidhje sipas kërkesës së sindikatave apo, si zgjidhje kalimtare të jetë një marrëveshje e afatizuar, dy palët kundërshtuese janë barrikaduar duke mos ofruar asnjë zgjidhje. Madje, këto sindikata janë shpërfillur nga Qeveria, janë kërcënuar verbalisht dhe tani po kërcënohen se do të mbesin pa paga nëse bëjnë grevë”, thuhet në komunikatë.

KMDLNJ thotë se nëse ky kërcënim nga Qeveria jetësohet do të ishte shkelje e rëndë e Ligjit të Punës dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, për faktin se organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohet me ligj.

“Vetëm shtetet diktatoriale dhe fashiste kanë vepruar kështu ndaj grevistëve”, thuhet në reagimin e KMDLNJ. “KMDLNj, thërret qeverinë e Kosovës t’i ulë armët e kërcënimit dhe të gjejë një zgjidhje bashkë me sindikatat. KMDLNj fton sindikatat të përpiqen t’i shmangen grevës së përgjithshme deri të shterja e të gjitha mundësive. KMDLNJ përkrah grevën, si e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut vetëm kur mbetet mjeti i fundit për realizim të drejtave të tyre”, thuhet nga KMDLNJ.

Pavarësisht kërcënimit të Qeverisë se grevistëve do t’u pezullohen pagat, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë deklaruar se tashmë janë në grevë.

Ndërsa kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se Qeveria po kërcënon grevistët dhe se kjo është antiligjore. Ai e ka quajtur këtë gabim shumë të madh të Qeverisë. /koha

Related posts

Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar në kuadër të turneut në Gjirin Persik

rezart morina

Lajçak takon Vuçiqin: Takimi i 15 majit mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm

admin

Anulohen të gjitha seancat e parapara për në muajin mars në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

admin6