RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Koci: Dënimi minimal për dhunuesit e 11-vjeçares është 15 vjet, maksimal – burgim i përjetshëm

koci:-denimi-minimal-per-dhunuesit-e-11-vjecares-eshte-15-vjet,-maksimal-–-burgim-i-perjetshem

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sa mund të dënohen personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, rast i cili u raportua të hënën.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se personat mbi moshën 18-vjeçare, me rrethanat që janë paraqitur në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 1- vjeçare, dënimi minimal është 15 vjet.

Ndërkaq ai maksimal sipas Kocit, është burgimi i përjetshëm.

“Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale. Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit. E sa për rehabilitimin e kryerësve – po ashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg. Përjetësisht!”, ka shkruar ai.

Koci ka thënë se nëse vajza 11-vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta. /koha

Related posts

Moska: Në 24 orë janë vrarë mbi 100 ushtarë ukrainas në Donbass

admin

59 vjet më parë sot, Malcolm X ra dëshmor

rezart morina

India zbulon vaksinën e saj të parë kundër kancerit cervikal

admin