RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Koci hedh dyshimet për Faton Hajrizin: Situata momentale është shumë komplekse

koci-hedh-dyshimet-per-faton-hajrizin:-situata-momentale-eshte-shume-komplekse

I angazhuar nga familja e Faton Hajrizit per kthimin e trupit, avokati Arianit Koci në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për t’a identifikuar trupin e Faton Hajrizit, duke përmendur pështymën e nënës dhe sekretin prej hundës në mënyrë që të analizohet lidhja gjenetike.

Koci deklaroi se u ka thënë zyrtarëve serb që kjo kërkesë është dashur të bëhej në fillim, sepse sipas tij në këtë kohë është e pa arsyeshme.

“Sot pasdite e pata një kërkesë të re prej policisë serbe po kërkojnë që t’ia marrin pshtymën dhe sekretin prej hundës të nënës së fatonit, për shkak se sipas tyre, po thonë që disa të dhëna nuk po përputhen në atë kontekst diçka i përmendën edhe shenjat e gishtrinjëve”, ka thënë Koci në “Info Nata”.

I pyetur se a e konsideroni se është çështje e mbyllur se shtetasi kosovar që është vrarë në Serbi është Faton Hajrizi, ai deklaroi se situata është komplekse dhe se ka një tension që ende nuk është e qartë.

Madje ai theksoi se tash çdo informacion po e merr me rezervë të madhe, shkruan teve1.info

“Situata momentale është shumë kompleks, ka një tension edhe nuk është e qartë ende, pra tash kam fillu me i besu atij parimit që në këto raporte kurgjo nuk duhet me besu, pra çdo informacion e marr me një rezervë të madhe”, u shpreh Koci.

Tutje, avokati i familjes Hajrizi, tha se ka kërkuar nga zyrtarët policorë që kufomën t’a shoh nëna e të ndjerit por që zyrtari policor ka thënë se kufoma është e mbyllur hermetikisht dhe nuk është në gjendje të mirë.

“Unë kërkova menjëherë momentin që kur më thanë që duhet me ardh nëna e Faton Hajrizit, unë thash “ok” nëse vjen zonja duhet me i’a mundësu që me pa kufomën”, tha Koci.

“Kufoma nuk mundet me u pa se është e mbyllur hermetikisht dhe më tha që nuk është në gjendje të mirë”, përfundoi ai.

Related posts

“Ushtria izraelite do t’u japë më shumë armë kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor”

rezart morina

Gaza, forcat izraelite vrasin 20 persona që prisnin ndihmë humanitare

rezart morina

Nuk ndalën sulmet në Gazën qendrore dhe jugore

rezart morina