RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, forcat izraelite vrasin 20 persona që prisnin ndihmë humanitare

gaza,-forcat-izraelite-vrasin-20-persona-qe-prisnin-ndihme-humanitare

Njoftohet se 20 persona u vranë dhe 150 persona u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve që prisnin kamionë me ndihma humanitare në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një grup palestinezësh që prisnin kamionë me ndihma humanitare që vinin nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës, në lagjen Ez-Zeytun në juglindje të qytetit të Gazës.

“Okupuesi izraelit kreu një masakër të re kundër mijëra njerëzve të uritur që prisnin ndihmë humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se 20 persona u vranë dhe 150 të tjerë u plagosën si rezultat i forcave izraelite që shënjestruan palestinezët që prisnin kamionë me ndihma humanitare.

Duke deklaruar se dhjetëra të lënduar janë në gjendje kritike dhe janë sjellë në spitalin Al-Shifa i cili është jashtë shërbimit, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ekziston shqetësimi se numri i vdekjeve do të rritet.

Related posts

E konfirmon Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen me 14 shtator

Muhamet Ramadani

Konferencë e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e shtypit tregon nëse Presidenti Biden vuan nga Parkinsoni

admin

Ambasada britanike në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e vizave turistike

admin