RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët fanatikë hebrenj sulmojnë palestinezët, plagosin 4 të rritur dhe një fëmijë

kolonet-fanatike-hebrenj-sulmojne-palestinezet,-plagosin-4-te-rritur-dhe-nje-femije

Në sulmin e kryer nga kolonët hebrenj dhe ushtarët izraelitë në fshatin Burqa të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar të Palestinës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri disa palestinezë u plagosën nga predhat, transmeton Anadolu.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze konfirmoi në një deklaratë për shtyp, se përveç 4 të plagosurve, 55 palestinezë u ndikuan nga gazi lotsjellës i përdorur nga ushtarët izraelitë.

Gassan Daglas, zyrtari i qeverisë palestineze përgjegjës për vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor, në një deklaratë për mediat tha se një grup kolonësh hebrenj dolën nga kompleksi Homesh nën kujdesin e ushtrisë izraelite dhe sulmuan shtëpitë e palestinezëve në fshatin Burqa.

Daglas deklaroi se rreth 50 kolonë hebrenj nga afërsia e fshatit Burqa hodhën gurë në shtëpitë e fshatit, duke shtuar se si pasojë e sulmit me gurë, shumë automjeteve u thyen xhamat dhe u plagosën palestinezët, ndërsa po përpiqeshin të rezistonin sulmit.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare palestineze WAFA raportoi se një djalë 6-vjeçar palestinez u plagos dhe kishte mavijosje në trupin e tij si rezultat i sulmit të kolonëve hebrenj ndaj një familjeje që kulloste delet e tyre në vendbanimin Musafir Yata, në jug të qytetit të Al Khalil (Hebron).

Sipas informacionit të dhënë në faqen e internetit të organizatës joqeveritare izraelite, Salam al-An Movement, më shumë se 465.000 njerëz jetojnë në vendbanimet hebraike të formuara në Bregun Perëndimor.

Related posts

“Putini nuk do ndalet në Ukrainë”- Paralajmërimi i ish-shefit të CIA-s: Tirani rus do të hyjë në luftë në NATO-n, objektivi i tij është…

admin

Aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Gropa”

rezart morina

9 të vrarë në Bejrut nga sulmet ajrore izraelite

RTI