RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebre hyjnë me forcë në Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

kolonet-hebre-hyjne-me-force-ne-xhamine-al-aksa-–-video

Kolonët izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia u vendos në oborret e kompleksit për të siguruar kolonët.

Autoritetet izraelite filluan të mos lejojnë hyrjen e palestinezëve nën 40 vjeç në kompleks para faljes së namazit të sabahut, thanë dëshmitarët okularë.

Pas kësaj, qindra të rinj palestinezë falën namazin e sabahut në rrugët pranë xhamisë.

Policia izraelite kishte bastisur xhaminë Al-Aksa të mërkurën në mbrëmje, duke larguar me forcë besimtarët.

Disa grupe të kolonëve ekstremistë bënë thirrje për inkursione në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën njëjavore hebreje të Pashkës, e cila filloi më 5 prill.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit. Hebrenjtë këtë zonë e quajnë Mali i Tempullit, duke pretenduar se në kohët e lashta aty ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Presidenti indonezian premton 8.000 trupa ose më shumë për forcën paqeruajtëse në Gaza

admin

RSF shpall kontrollin mbi qytete tjera në Darfur të Sudanit, përshkallëzim edhe në Kordofan

RTI

Një tërmet 5.2 ballë godet Kinën jugore, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Muhamet Ramadani