RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenj sulmojnë pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor

kolonet-hebrenj-sulmojne-pronat-e-palestinezeve-ne-bregun-perendimor

Kolonët e paligjshëm hebrenj kanë qëlluar me gurë një shtëpi palestineze dhe i kanë vënë flakën një automjeti në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, një grup kolonësh hebrenj sulmuan me gurë një shtëpi dhe i vunë flakën një automjeti në qytezën Jalud, në juglindje të Nablusit.

Pas kësaj, shpërtheu një përleshje midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj. Gjatë muajit prill, kolonët e paligjshëm hebrenj sulmuan palestinezët 347 herë.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 498 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Mbi 450 mijë kolonë hebrenj jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa rreth 230 mijë në Kudsin Lindor. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Related posts

Shtëpitë, dyqanet muslimane të rrënuara; mbi 150 të arrestuar në Nuh të Indisë pas trazirave – VIDEO

rezart morina

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndihmojnë Libanin me 100 milionë dollarë

RTI

Ekipi i fushatës së Trump mbledh 7.1 milionë dollarë që prej dorëzimit në burgun Fulton

admin