RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpitë, dyqanet muslimane të rrënuara; mbi 150 të arrestuar në Nuh të Indisë pas trazirave – VIDEO

shtepite,-dyqanet-muslimane-te-rrenuara;-mbi-150-te-arrestuar-ne-nuh-te-indise-pas-trazirave-–-video

Banorët në qarkun e vetëm me shumicë muslimane të shtetit të qeverisur nga BJP thonë se më shumë se 300 prona janë rrënuar vetëm në katër ditë.

Rrënimet vijnë si ndëshkim kolektiv me prona kryesisht muslimane të shkatërruara gjithmonë pas trazirave etnike që ndodhin.

Qeveritë e drejtuara nga Partia Bharatiya Janata BJP e Narendra Modit kanë shkatërruar pronat që u përkasin pothuajse tërësisht muslimanëve pas trazirave komunale të nxitura nga ekstremistët hindu në katër shtete gjatë disa muajve të fundit.

Të përdorura si ndëshkim kolektiv politik, prishjet janë të paligjshme, duke u mohuar qytetarëve një mori të drejtash, përfshirë të drejtën themelore për t’u dëgjuar.

Në shumicën e rasteve nuk dërgohet njoftim, siç e kërkojnë shumë ligje dhe këtë e kanë konfirmuar vendimet e ndryshme të gjykatave.

Arrestimet, goditje tjetër e qeverisë BJP

Arrestimi arbitrar i më shumë se 150 muslimanëve për dhunën e fundit siç u konfirmua nga policia të hënën, është një aspekt tjetër i goditjes së qeverisë së BJP në qytetin Nuh, duke rezultuar në qindra burra që u larguan nga shtëpitë e tyre nga frika.

Rrugët e qytetit dhe fshatrave thuajse janë braktisur dhe atmosfera është më e keqe se bllokimi gjatë COVID-19 thonë banorët, njerëzit janë të tmerruar.

Trazirat etnike, dhuna, vrasjet e rrënimet e shtëpive dhe gjithçkaje muslimane janë bërë përditshmëri në qeverisjën e partisë ekstreme të Narendra Modit në Indi viteve të fundit. /mesazhi

Related posts

Nigeri, 5 të vdekur nga një sëmundje e padiagnostikuar

rezart morina

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin

Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen

rezart morina