RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë bastisin Al-Aksanë për të shënuar Vitin e Ri hebre

kolonet-izraelite-bastisin-al-aksane-per-te-shenuar-vitin-e-ri-hebre

Qindra kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të festuar Vitin e Ri hebre, raporton Anadolu.

Kolonët izraelitë kremtojnë festën Rosh Hashanah (Viti i Ri) nga 15 shtatori deri më 17 shtator të këtij viti. Ata gjithashtu do të shënojnë festën Sukkot në fund të shtatorit dhe festën Simhat Torah më 6 tetor.

Në një deklaratë, Departamenti i Vakëfeve Islame i drejtuar nga Jordania tha se forcat izraelite kanë larguar adhuruesit palestinezë nga kompleksi përpara se të lejonin kolonët.

Një numër i palestinezëve u arrestuan nga forcat izraelite brenda kompleksit, thanë burimet lokale.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet kompleksi Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

VIDEO/ Toka hapet dhe ‘gëlltit’ një kantier të tërë ndërtimi! Shikoni pamjet shokuese nga Shangai

admin

Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq

Muhamet Ramadani

Mbahet takimi i parë i mekanizmit të përbashkët midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

admin