RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë lëndojnë gjashtë palestinezë në Halhul, mes tyre një grua shtatzënë

kolonet-izraelite-lendojne-gjashte-palestineze-ne-halhul,-mes-tyre-nje-grua-shtatzene

Të paktën gjashtë qytetarë palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë, u plagosën të shtunën mbrëma pas një sulmi nga kolonët izraelitë në zonën al-Hawawer të Halhulit, në veri të Hebronit.

Sipas burimeve lokale, kolonët e armatosur, të mbrojtur nga ushtria izraelite, sulmuan shtëpitë e familjes Karaja, duke shkaktuar lëndime te gjashtë anëtarët e saj. Të plagosurit u trajtuan fillimisht në vendngjarje, ndërsa gruaja shtatzënë u transferua në spitalin e Hilal al-Ahmar në Halhul për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, forcat izraelite goditën me shkopinj një qytetar tjetër dhe ndaluan katër persona në qytetin Beit Ulla, në perëndim të Hebronit. /mesazhi

Related posts

Erdoğan: Turqia zhvillon me shpejtësi bashkëpunimin trepalësh me Pakistanin dhe Azerbajxhanin

admin

Qeveria Gjermane ua vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermane në Kosovë

admin

Në Zvicër u promovua libri “Muhamedi a.s., Profeti Islam”

admin