RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbia bën thirrje për “përfundimin e gje’nocidit në Ga’za”

kolumbia-ben-thirrje-per-“perfundimin-e-gje’nocidit-ne-ga’za”

Kolumbia bëri thirrje për t’i dhënë fund gjenocidit në Rripin e Gazës dhe për një armëpushim të menjëhershëm, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kolumbisë thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme, në emër të qeverisë kolumbiane, dënon sulmet e kryera nga palët në konfliktet në Lindjen e Mesme, veçanërisht të Izraelit dhe Iranit”.

Duke theksuar nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, në deklaratë thuhet: “Ne përsërisim se Kolumbia refuzon me forcë çdo veprim pro luftës, kundër qytetarëve të pafajshëm dhe bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, përfundim të gjenocidit në Gaza dhe hyrjen të ndihmës humanitare të dërguar nga komuniteti ndërkombëtar në vend”.

Në deklaratë thuhet se ministria është e fokusuar në garantimin e sigurisë së kolumbianëve që jetojnë në Liban.

Nga ana tjetër, thuhet se një avion me 117 kolumbianë është nisur nga Bejruti, kryeqyteti i Libanit, për në Bogota.

Kolumbia njoftoi se kishte ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin më 3 maj, duke përmendur sulmet kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.

Related posts

Scholz do që Ballkani Perëndimor të përfshihet në zgjerimin e BE-së

admin

Gjendet një femër e vdekur në Lipjan, rasti po hetohet

admin

Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në

RTI