RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbia ndalon ndeshjet me dema

kolumbia-ndalon-ndeshjet-me-dema

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro nënshkroi projektligjin për ndalimin e garave me dema, i cili shkaktoi polemika në vend, transmeton Anadolu.

Petro e nënshkroi projektligjin në arenën e demave “La Santamaria” në kryeqytetin Bogota, me pjesëmarrjen e qindra aktivistëve të të drejtave të kafshëve.

“Ne nuk mund t’i themi botës se vrasja e qenieve të gjalla dhe të ndjeshme për argëtim është kulturë”, deklaroi Petro.

Projektligji për ndalimin e ndeshjeve me dema, i cili shkaktoi polemika në vend, u pranua me shumicë votash në Kongres më 29 maj.

Ligji, i cili u nënshkrua me shqetësimin për të mbrojtur të drejtat e kafshëve në ndeshjet me dema, të cilat janë zhvilluar me pak pjesëmarrës vitet e fundit, pavarësisht reputacionit të tij në të kaluarën, mbulon një periudhë tranzicioni 3-vjeçar për punëtorët e sektorit dhe profesioneve të tjera.

Projektligji i firmosur nga presidenti Petro do të hyjë në fuqi në vitin 2027. Përfundimi i ndeshjeve me dema nënkupton edhe fundin e traditave prej kohësh rreth këtij spektakli në disa pjesë të vendit.

Qeverisë i kërkohet të sigurojë punësim për personat, të ardhurat e të cilëve varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ndeshjet me dema.

Derisa lufta me dema vazhdojnë në Ekuador, Francë, Meksikë, Peru, Portugali, Spanjë dhe Venezuelë, ato janë të ndaluara në Brazil, Kili, Argjentinë, Uruguaj dhe Guatemalë.

Related posts

Bie numri i lindjeve në Kosovë, rreth tre mijë fëmijë më pak se në vitin 2021

admin

U zbuluan në Veri të Kosovës, si u gjet armatimi që ishte fshehur nga pjesëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjska, detaje

admin

Qyteti historik palestinez i Sebastias përballet me kërcënimin e judaizimit

rezart morina