RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbia shpall gjendjen e fatkeqësisë kombëtare, 111 të vdekur nga tërmeti

kolumbia-shpall-gjendjen-e-fatkeqesise-kombetare,-111-te-vdekur-nga-termeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Kolumbi ka shkuar në 111, pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi pjesën perëndimore të vendit.

Presidenti Abelardo de la Espriella shpalli gjendjen e fatkeqësisë kombëtare, duke konfirmuar se të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar në qytetet e prekura, përfshirë Pereiran, Kalin, Manizalesin dhe Quibdon.

Rreth 1.575 banesa janë dëmtuar, 37 prej tyre janë shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, 61 ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëme të rënda. Dëmtime janë raportuar edhe në shkolla, spitale dhe rrugë.

Guvernatori i Risaraldas, Juan Diego Patino, tha se 42 persona kanë humbur jetën në këtë rajon, i njohur për prodhimin e kafesë, ku është regjistruar numri më i lartë i viktimave.

Në Kali janë shembur të paktën 30 ndërtesa, ndërsa një kullë e katedrales historike të Manizalesit është rrëzuar. Fluturimet janë pezulluar në gjashtë aeroporte në pjesën perëndimore të vendit. /mesazhi

Related posts

SHBA: Ka hapësirë për të arritur marrëveshjen e pengjeve në Gaza

Muhamet Ramadani

OKB: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara

Muhamet Ramadani

NATO riafirmon “gatishmërinë për të mbrojtur aleatët”, pasi neutralizoi një raketë të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Hevzi