RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit

“komandant-suprem,-ju-presim”-–-ne-veri-shfaqen-postere-te-vuciqit

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Related posts

Pritje deri në 2 orë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

RTI

OKB-ja i ka kërkuar Iz’raelit të lejojë punonjësit e ndihmave të hyjnë në Ga’za, situata humanitare “përtej katastrofike”.

RTI

Gjermania i premton Moldavisë ndihmë ushtarake

admin