RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit

“komandant-suprem,-ju-presim”-–-ne-veri-shfaqen-postere-te-vuciqit

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Related posts

Turi në Ballkanin Perëndimor/ Pas vizitës në Tiranë e Shkup, Antonio Costa sot në Kosovë, takim me liderët

admin

Finlandë, votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Muhamet Ramadani

Osmani takohet me liderë botërorë në Samitin e Frankofonisë

admin