RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i FSK-së takohet me drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së

komandanti-i-fsk-se-takohet-me-drejtorin-e-ushtrise-se-gardave-kombetare-te-shba-se

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga gjeneralmajor Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Sipas FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Garda Kombëtare së SHBA-së, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s.

“Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj. Gjithashtu, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjatw takimit, palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme” thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave.

Njëherit, u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA-së në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Related posts

Kosova merr lajm jo të mirë rreth anëtarësimit në NATO

admin

Rusia përfshihet në garën për të gjetur ujë në Hënë

admin

Breshëri raketash në territorin e pushtuar nga Izraeli/ Dhjetëra viktima dhe të plagosur, Hezbollah mohon akuzat për sulmin! Netanyahu shkurton vizitën në SHBA

admin