RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për zhvillimet në veri

komandanti-i-kfor-it:-kosova-dhe-serbia-te-marrin-pergjegjesi-per-zhvillimet-ne-veri

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve.

Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, ka thënë Ristuccia.

KFOR-i bëri të ditur më herët se 30 ushtarë të vet mbetën të lënduar nga përleshja e djeshme me protestuesit serbë.

Related posts

Sulmet ndaj gazetarëve, Ambasadori Rohde: Pse s’po shoh reagim nga Lista Srpska

Muhamet Ramadani

Kosovë, pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë e Türkiyes

Muhamet Ramadani

Costa: Heqja e përkohshme e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse, shqetësuese për sigurinë evropiane

Hevzi