RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë

komandanti-i-kfor-it-takon-ambasadoret-e-quint-it,-flasin-per-sigurine-e-qendrueshme-ne-kosove

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

NATO ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar mbi shumë tema, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe përpjekjet për siguri të qëndrueshme.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me ambasadorët e grupit QUINT nga Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe kreun të misionit të BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve”.

Related posts

Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

rezart morina

Izraeli liron palestinezin pasi kaloi 40 vite në burg

admin

Maqedoni e Veriut, komisioni zgjedhor miraton rezultatet preliminare të zgjedhjeve

rezart morina