RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë në Kosovë: Fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni

komandanti-i-kfor-it-takon-kreret-fetare-ne-kosove:-fete-jane-pjese-e-zgjidhjes-per-bashkejetese-ne-harmoni

Komandanti i KFOR-it, gjeneramajor Angel Michele Ristuccia ka takuar krerët fetarë në Kosovë.

Ai takoi peshkopin Imzot Dodë Gjergji, kryemyftiun Naim Tërnava, si dhe peshkopin Teodosije Shibaliq.

Përmes një publikimi në Facebook është bërë e ditur se takimi është bërë me qëllim që të promovohet roli i udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes, transmeton lajmi.net.

Po ashtu thuhet se Ristuccia është shprehur se fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni.

“Gjenerali Ristuccia theksoi rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të përçajnë edhe më shumë. Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike”.

Tutje u tha se “Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet tutje në postim.

Related posts

Sindikatat në Itali: Të punohet nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara

admin

Bilanci i operacionit të SHBA për arrestimin e Maduros, 83 të vdekur dhe 112 të plagosur, viktimat venezuelianë dhe kubanezë! Mes tyre edhe 9 oficere gra

admin

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

Irfan Jahiu