RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komandanti i KFOR-it takon në Beograd shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe

komandanti-i-kfor-it-takon-ne-beograd-shefin-e-shtabit-te-pergjithshem-te-ushtrise-serbe

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutas, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të rregullta të KFOR-it me autoritetet ushtarake të Serbisë.

Palët diskutuan situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në zbatim të mandatit të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Sipas Zyrës për Informim të KFOR-it, komandanti Ulutas theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe krijimin e kushteve për dialog politik midis Beogradit dhe Prishtinës, duke kontribuar për siguri dhe stabilitet rajonal.

KFOR-I bënë të ditur se për mbi 25 vjet ka siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë sipas mandatit të OKB-së, duke u koordinuar me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Aktivitetet përfshijnë patrullime, angazhim me komunitetet lokale, mbrojtjen e manastireve, pastrimin e zonave të minuara dhe shkatërrimin e municioneve të paplasura.

Related posts

Turqia regjistron temperaturë rekorde

admin

Policia me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market

Muhamet Ramadani

Ukraina nis kundërofensiva të njëkohshme kundër disa fronteve ruse, thotë zv.ministrja e Mbrojtjes

admin