RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Komandanti i KFOR-it, Ulutaş, përcjell stërvitjen ushtarake në Serbi

komandanti-i-kfor-it,-ulutas,-percjell-stervitjen-ushtarake-ne-serbi

KFOR-i këtë vizitë të Ulutaşit e ka cilësuar “si pasqyrim të raporteve efektive”.

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të nderuar të Ushtrimit të Forcave të Armatosura Serbe “Whirlwind 2024” në poligonin e qitjes në Peshter të Serbisë.

Siç njofton KFOR-i, ky aktivitet organizohet çdo vit për Forcat e Armatosura të Serbisë ku zhvillohen stërvitje ushtarake.

KFOR-i këtë vizitë të Ulutaşit e ka cilësuar “si pasqyrim të raporteve efektive”.

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Salvatore Mascoli, tha se “Pjesëmarrja e gjeneralmajorit Ulutaş në stërvitjen ‘Whirlwind 2024’ pasqyron marrëdhëniet efektive të zhvilluara midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe gjatë viteve – duke përfshirë kontaktet e rregullta midis udhëheqjes së KFOR-it dhe shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq, si dhe përmes vëzhgimeve të KFOR-it të stërvitjeve të kaluara të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Mascoli shtoi se angazhimi i KFOR-it për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur.

KFOR-i ka përsëritur mesazhin se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Mojsilloviq, kishte thënë se ushtria serbe i përmbahet marrëveshjes ushtarako-teknike (Marrëveshjes së Kumanovës) dhe e njeh KFOR-in si garantues të vetëm të sigurisë për serbët në Kosovë.

AA

Related posts

Del në shitje shtëpia e përdorur për filmin e Krishtlindjeve ‘Home Alone’, ja shifra marramendëse me të cilën është hedhur në treg

admin

BE mund të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në dhjetor

rezart morina

Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë

RTI