RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kombet e Bashkuara: 54 vende të varfra të zhytura në borxh

kombet-e-bashkuara:-54-vende-te-varfra-te-zhytura-ne-borxh

Sipas raportit, 46 nga këto 54 vende kanë borxh publik prej gjithsej 782 miliardë dollarë bashkë në vitin 2020, ndërsa vetëm Argjentina, Ukraina dhe Venezuela përbëjnë 1/3 e këtij borxhi.

Kriza globale në rritje ka lënë 54 shtete – shtëpi të më shumë se gjysmës së popullsisë më të varfër të botës, në nevojë të madhe për lehtësimin e borxhit, thonë Kombet e Bashkuara.

Në një raport të martën, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) paralajmëroi se dhjetëra shtete në zhvillim po përballen me thellimin e krizës së borxhit dhe se “rreziqet e mosveprimit janë të tmerrshme”.

UNDP thotë se nëse nuk ka lehtësime të menjëhershme, të paktën 54 shtete do të regjistrojnë rritje të varfërisë.

Raporti i agjencisë nënvizon nevojën për veprim të menjëhershëm, ndërsa u publikua në prag të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Samitit të Ministrave të Financave nga vendet e G20 në Washington.

Por përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme, “shumë pak është bërë deri tani, dhe rreziqet po rriten”, tha shefi i UNDP-së në një deklaratë para gazetarëve në Gjenevë.
“Kjo krizë po intensifikohet dhe po kërcënon të përhapet në një krizë të rrënjosur zhvillimi në dhjetëra vende në të gjithë botën”, tha ai.

Vendet e varfra dhe në borxhe po përballen me presione ekonomike në limite dhe mund ta kenë të pamundur të paguajnë borxhin ose të kenë qasje në financa të reja.

Sipas raportit, 46 nga këto 54 vende kanë borxh publik prej gjithsej 782 miliardë dollarë bashkë në vitin 2020. Vetëm Argjentina, Ukraina dhe Venezuela përbëjnë 1/3 e këtij borxhi.

Vendet në rrezik më të menjëhershëm janë Sri Lanka, Pakistani, Tunizia, Çadi dhe Zambia, tha ai. /trt

Related posts

Forcat izraelite kryejnë 13 masakra të reja në Gaza

admin

Të përparojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidenti i KE

admin

“Në Francë vazhdon racizmi sistematik dhe diskriminimi me bazë fetare”

RTI