RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioneri i BE-së për Migrimin: Gjermania të heqë gradualisht kontrollet kufitare me fqinjët

komisioneri-i-be-se-per-migrimin:-gjermania-te-heqe-gradualisht-kontrollet-kufitare-me-fqinjet

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Magnus Brunner i bëri thirrje sot Gjermanisë që gradualisht të përfundojë kontrollet e përkohshme kufitare me fqinjët e saj të BE-së, duke përmendur një rënie të ndjeshme të migracionit të paligjshëm dhe përparimin në politikat e reja kufitare të bllokut, transmeton Anadolu.

“Për shkak të reformave, për shkak se numrat po ulen, mendoj se është koha për të hequr gradualisht kontrollet e brendshme kufitare”, tha Komisioneri Brunner për agjencinë gjermane të lajmeve DPA duke shtuar se “Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me vendet anëtare për të hequr qafe këto kontrolle të brendshme kufitare”.

Ai theksoi se masat e shtrënguara të migracionit të BE-së, të vendosura në 18 muajt e fundit, të kombinuara me bashkëpunim më të ngushtë me vendet e treta, kanë prodhuar tashmë një rënie prej 37 për qind të migracionit të paligjshëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Gjermania ka kryer kontrolle kufitare me vendet fqinje të BE-së që nga shtatori 2024, edhe pse të gjitha janë pjesë e Zonës Shengen pa pasaporta të BE-së. Në mars, qeveria e koalicionit të kancelarit gjerman Friedrich Merz njoftoi BE-në se do të zgjasë kontrollet e përkohshme për gjashtë muaj të tjerë, duke synuar t’u tregojë votuesve se po mban qëndrim të ashpër ndaj migracionit të parregullt.

Sipas rregullave të BE-së, vendet anëtare mund të vendosin kontrolle të kufijve të brendshëm vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, siç janë kërcënimet serioze për rendin publik ose sigurinë e brendshme. KE-ja ka theksuar vazhdimisht se masa të tilla duhet të përdoren vetëm si “zgjidhje e fundit” dhe të mbeten rreptësisht të përkohshme.

Kontrollet kanë shkaktuar kritika të ashpra nga bizneset dhe komunitetet kufitare, ku ato shkaktojnë vonesa të gjata në trafik, pengojnë dërgesat e mallrave dhe ndërlikojnë udhëtimet e përditshme për punëtorët ndërkufitarë.

Related posts

Ministri bullgar i Mbrojtjes: NATO ka rritur gatishmërinë në lindje, por nuk përfshihet në sulmet ndaj Iranit

Hevzi

Mbi 4 mijë shoferëve në Kosovë u ndalohet drejtimi i automjeteve

Muhamet Ramadani

Prokuroria autorizon Policinë për verifikim të mospërputhjeve në rinumërimin e votave në Drenas

admin