RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioneri i OKB-së: T’i jepet fund ndalimeve ‘destabilizuese’ të të drejtave të grave në Afganistan

komisioneri-i-okb-se:-t’i-jepet-fund-ndalimeve-‘destabilizuese’-te-te-drejtave-te-grave-ne-afganistan

Ndalimet për gratë që marrin pjesë në arsim dhe punë në Afganistan mund të destabilizojnë shoqërinë e vendit dhe të shkaktojnë efekte të tmerrshme, kaskadë, sipas kreut të Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Këto kufizime të pakuptueshme të vendosura ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që do të rrisin vuajtjet e të gjithë afganëve, por, kam frikë se, përbëjnë një rrezik përtej kufijve të Afganistanit”, paralajmëroi Türk sot në Gjenevë, duke iu referuar indirekt rrezikut të valëve të mëtejshme të refugjatëve.

“Asnjë vend nuk mund të mbijetojë socialisht dhe ekonomikisht nëse gjysma e popullsisë përjashtohet nga e drejta për tu shkolluar”, tha Türk.

“Për më tepër, disa shërbime shëndetësore që shpëtojnë jetë ofrohen vetëm nga punonjëse (gra) të OJQ-ve”, tha ai, duke bërë thirrje për dhënien fund menjëherë të kufizimeve./atsh

Related posts

Erdoğan: Ne e kemi bërë luftën kundër dhunës ndaj grave një politikë bazë

rezart morina

SHBA goditet nga një valë përvëluese të nxehti, temperaturat në “Luginën e Vdekjes” deri në 54 gradë

admin

Turqia dënon sulmet dhe bastisjet e Izraelit kundër Xhamisë Al-Aksa

admin