RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ne e kemi bërë luftën kundër dhunës ndaj grave një politikë bazë

erdogan:-ne-e-kemi-bere-luften-kunder-dhunes-ndaj-grave-nje-politike-baze

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi e ka bërë politikë bazë luftën kundër dhunës ndaj grave.

Në një tubim në Istanbul me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Erdoğan tha se Turqia këtë datë të shpallur nga Kombet e Bashkuara 24 vjet më parë po e shënon me një sërë ngjarjesh.

Duke thënë se qëllimi i Turqisë është të ndërgjegjësojë çdo qytetar për dhunën ndaj grave në jetën e tyre në shoqëri, Erdoğan theksoi se vendi i tij ka arritur një nivel të avancuar në këtë drejtim.

Erdoğan theksoi se gratë në Turqi janë të vetëdijshme dhe e dinë të vërtetën, pavarësisht se ka disa qarqe që duan ta lënë në hije këtë sukses me fushata të qëllimshme të kryera përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

“Si vend, ne kemi vendosur luftën kundër dhunës ndaj grave si politikën tonë bazë. Për këtë qëllim kemi krijuar ministrinë tonë të Familjes dhe Shërbimeve Sociale në vitin 2011. Ne kemi treguar se qëndrojmë pranë grave”, tha Erdoğan.

Duke theksuar se familja është themeli i shoqërisë, Erdoğan tha se pa familjen, ekzistenca e njeriut si individ nuk do të ishte e plotë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sulmet ndaj institucionit tonë të familjes nuk kanë të bëjnë fare me mbrojtjen e të drejtave të grave. Ne e shohim luftën kundër dhunës ndaj grave si një pjesë integrale të luftës sonë për të ngritur dhe forcuar familjen”, tha Erdoğan, duke shtuar se një familje e qëndrueshme dhe e shëndetshme është mburoja e luftës kundër dhunës ndaj grave.

Presidenti turk tha se qëllimi është që vizioni i “Shekullit të Turqisë” të jetë në fund të fundit vizioni i “Shekullit të Gruas”.

“Ne besojmë se Komiteti Koordinues i sapokrijuar për luftën kundër dhunës ndaj grave do të kryejë aktivitete të denja për vizionin tonë të Shekullit të Turqisë”, përfundoi Erdoğan.

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore të deritanishme

RTI

Rexhep Selimi largon nga detyra avokatin e tij kryesor

admin

Izraeli vazhdon të zhvendosë civilët në Gaza

admin6