RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisionerja e BE-së: Vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohen

komisionerja-e-be-se:-vendimet-e-dhomave-te-specializuara-te-kosoves-duhet-te-respektohen

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor “i paanshëm dhe i pavarur”, duke bërë thirrje që vendimet e këtij institucioni të respektohen.

Ajo theksoi se proceset gjyqësore kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Kos.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje aktorëve në rajon u të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe në procesin e pajtimit.“

Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndarjet dhe të avancojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, shtoi ajo.

Related posts

​SBAShK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit

admin

Kurti thirrje Maqedonisë së Veriut: Afër shqiptarëve e bullgarëve dhe larg Serbisë

admin

Netanyahu: Interesi i Izraelit është të ketë një “kufi paqësor” me Sirinë

Muhamet Ramadani