RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisionerja e OKB-së reagon ndaj Izraelit për refuzimin e vizave

komisionerja-e-okb-se-reagon-ndaj-izraelit-per-refuzimin-e-vizave

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka reaguar ndaj qëndrimit të Izraelit i cili nuk ka lëshuar viza për punonjësit e OKB-së që punojnë në territoret e pushtuara palestineze dhe nuk ka zgjatur vizat ekzistuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e saj me shkrim, Bachelet informoi se 15 punonjës ndërkombëtarë që punojnë në Zyrën e Komisionerit në Palestinë për 26 vjet u detyruan të largoheshin nga zyra e tyre në vitin 2020 për shkak se vizat e tyre nuk u vazhduan.

“Aplikimet e mëvonshme për vizë dhe rinovim vizash nuk kanë marrë përgjigje për dy vjet. Gjatë kësaj kohe u përpoqa të gjeja një zgjidhje për problemin, por Izraeli refuzoi të angazhohej në dialog”, tha Bachelet.

Bachelet deklaroi se Izraeli, si një vend anëtar i OKB-së, duhet t’i ofrojë komoditet stafit të OKB-së në vend, duke shtuar se “Është kundër standardeve që Izraeli nuk punon për vizat e nevojshme për aktivitetin e punonjësve tanë në rajon”.

Bachelet paralajmëroi se ky qëndrim i Izraelit do të pengojë ndihmën humanitare për tokat e pushtuara palestineze, duke shtuar: “Këto veprime ngrenë pikëpyetje se çfarë po përpiqen të fshehin autoritetet izraelite”.

Duke theksuar se do të vazhdojnë të monitorojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Palestinë, Bachelet i bëri thirrje Izraelit të përmbushë përgjegjësitë e tij ndërkombëtare.

Related posts

Një muaj paraburgim sulmuesit të alpinistes Nikqi

admin

Pas thatësirës së madhe, Spanja në alarm nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

rezart morina

Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do ndëshkohen

rezart morina