RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komisioni Evropian ia heq të gjitha masat financiare Kosovës

komisioni-evropian-ia-heq-te-gjitha-masat-financiare-kosoves

Gjatë një seance në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi raportin për Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Jiri Plecity, njoftoi se të gjitha fondet financiare që më parë ishin të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës, tashmë janë liruar.

Ai shpjegoi se procesi i heqjes së masave kishte filluar gradualisht që nga maji i vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor 2025, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, kishte paralajmëruar fazat e mëtejshme të lirimit të fondeve. “Mund të konfirmoj se komisioni ka liruar plotësisht fondet e asistencës financiare për Kosovën”, tha Plecity.

Nga ana e tij, raportuesi për Kosovën, Ruiho Terras, kritikoi masat e vendosura më parë, duke nënvizuar ndikimin e tyre të rëndësishëm mbi qytetarët, shoqërinë civile dhe strukturat e tjera të shoqërisë kosovare.

Related posts

Kina pezullon disa tarifa mbi importet amerikane

Muhamet Ramadani

Rritet në 73.786 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI

Trump nga Samiti G7: Netanyahu duhet të jetë më i përgjegjshëm me Libanin

Kushtrim Guraj