RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

komisioni-per-legjislacion-miraton-amendamentet-per-zgjedhjen-e-presidentit-nga-populli

Komisioni për Legjislacion ka miratuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit direkt nga populli.
Amendamentet u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër nga PDK.

Propozimet për votimin e këtyre amendamenteve erdhe nga presidentja Vjosa Osmani në ditën e fundit të afatit kushtetues për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Propozimet e Osmanit u mbështeten dhe nga LVV.

Osmani nuk u propozua nga LVV, deri tash i vetmi kandidat i propozuar është Glauk Konjufca.

Nga kjo parti kanë thënë se nuk kanë propozuar kandidatin dytë që është kusht kushtetues për tu thirrur seanca për president duke thënë se këtë e kanë bërë që edhe opozita të ketë kandidatin e tyre, madje kanë premtuar dhënien e nënshkrimeve të nevojshme për PDK-në e LDK-në.

Related posts

Kryeministri spanjoll: Ata që janë përgjegjës për “gjenocidin” në Gaza duhet të mbajnë përgjegjësi

RTI

Karvani ushqimor i UNRWA-s sulmohet nga zjarri i marinës izraelite

admin

KQZ publikon raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 93 subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025

Muhamet Ramadani