RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komiteti i Parlamentit Evropian voton në lexim të dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën

komiteti-i-parlamentit-evropian-voton-ne-lexim-te-dyte-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, e miratoi një marrëveshje për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër me Kosovën, raporton teve1.info

Sipas një njoftimi të BE-së, me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime, komisioni dha dritën jeshile për miratimin përfundimtar të legjislacionit, i cili do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa kërkuar një vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Komisioni për Liritë Civile e kishte miratuar në janar marrëveshjen e arritur me Këshillin në dhjetor 2022 për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Puna për dosjen filloi gjatë legjislaturës 2014-2019 dhe Parlamenti e mbylli qëndrimin e tij në lexim të parë në fund të atij mandati.

“Pas marrëveshjes së dialogut të dhjetorit dhe miratimit nga Këshilli të pozicionit të tij në leximin e parë më 10 mars, Parlamenti do të japë miratimin përfundimtar gjatë seancës plenare të 17-20 prillit në Strasburg.

Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi sapo të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe në çdo rast deri në vitin 2024”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Related posts

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në bazën Souda të Kretës

admin

Turqia dhe Malajzia diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

admin

Policia sekuestron 146 kavanoza me mjaltë dhe 40 kilogramë djathë në Prevallë

admin