RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kompleksi u shemb nga tërmeti, arrestohet ndërtuesi turk, teksa largohej jashtë shtetit

kompleksi-u-shemb-nga-termeti,-arrestohet-ndertuesi-turk,-teksa-largohej-jashte-shtetit

Turqia ka arrestuar ndërtuesin Mehmet Yasar Coskun, ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Struktura masive, e përfunduar në vitin 2013, ishte 12 kate e lartë, kishte 250 apartamente dhe vlerësohej se kishte strehuar 1000 njerëz në kohën kur u shemb.

Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.

Më herët ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, deklaroi se ka nisur hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti.

Në një konferencë për shtyp, ai shpreh kushdo që ka faj, apo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi.

Kujtojmë se më shumë se 23 mijë persona kanë humbur jetën, sipas shifrave të deritanishme, nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Related posts

Osmani: Rikthimi i regjimit të vizave, vrasje për dialogun

admin

O’Brien: Raportuesja e ka bërë të qartë që duhet të ketë progres për Asociacionin, para se të ndodh votimi për anëtarësim në KiE

admin

“Perëndimi po “përkëdhel” Serbinë”, Kurti për Reuters: Beogradi dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në kufi të ri

admin