RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komsiç : Rama të “interesohet” për asociacionin e komunave shqiptare në Serbi

komsic-:-rama-te-“interesohet”-per-asociacionin-e-komunave-shqiptare-ne-serbi

Presidenti kroat i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç ka kritikuar politikat e fundit amerikane dhe europiane në Ballkan, sipas të cilit, po punohet për ndikim kroat, serb dhe shqiptar, duke anashkaluar popujt më të vegjël malazez, boshnjak e maqedonas.

“Në Ballkan janë përfaqësues tre persona të nacionalizmit të madh. Në Serbi është Aleksandër Vuçiç me idenë e “botës serbe” dhe “Ballkanit të Hapur”, si dhe në Shqipëri është Edi Rama me idenë e Shqipërisë së madhe, kurse në Kroaci është në pushtet partia HDZ me idenë pak a shumë të Kroacisë së madhe,” tha Komsic në intervistën e medias austriake. “Çmimin për këtë e paguajnë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.”

Më tutje Komsiç ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili kundërshton idetë e tilla, përkundër presioneve të mëdha nga jashtë.

“Por të gjithë bëjnë një gabim, pasi Kurti nuk është i korruptuar, andaj është edhe i pashantazhueshëm. Ai njëherë u rrëzua nga i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, por përsëri Kurtin e deshte populli dhe u kthye me fitore edhe më bindëse. Ai shumë mirë ju përgjigj kryeministrit Edi Rama për Asocacionin e Komunave Serbe në Kosovë: jepjani atë statut Vuçiçit për ta implementuar në Serbi për komunat shqiptare në Luginën e Preshevës,” tha Komsiç.

Në fund Komsiç thotë se është shumë naive politika perëndimore kur mundohet ta merr me të mirë Vuçiçin që ta largojë nga Rusia.

“I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, me deklaratat e tij më duket njëlloj si me deklaratat e ambasadorit rus në Bosnjë e Hercegovinë. Si ka ardhë deri këtu që dy këto persona të flasin me këtë gjuhë të ngjashme?, pyet retorikisht në fund Komsic.

Related posts

Ndërroi jetë i burgosuri palestinez Daqqa, pas 38 vjet në burgjet izraelite

rezart morina

Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

RTI

Afrika e Jugut bën thirrje për hetim urgjent dhe gjithëpërfshirës lidhur me varrezat masive në Gaza

RTI