RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Armatimi i sekuestruar kishte synim aksione terroriste

svecla:-armatimi-i-sekuestruar-kishte-synim-aksione-terroriste

Situata tashmë ka degraduar në kulm pas agresionit te Serbisë me arrestimin e tre policëve të Kosovës. Prandaj, ne kemi marrë masa menjëherë për arrestimin e kriminelëve për sulmet e tyre, andaj ne nuk do të ndalemi sa i përket sigurisë në mbarë vendin. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë një konference për gazetarë, që u mbajt sot në kampin “Belvedere” në Mitrovicë.

Ai foli edhe për armatimin e sekuestruar mbrëmë në Zveçan, për të cilin tha se janë pajisje që kishin synim aksione terroriste.

Ministri Sveçla i bëri thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë tentativat e tilla, si dhe Bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ashpër ndaj këtyre veprimeve.

Ai propozoi që “Civil a zastita” dhe “Crvena brigada”, të shpallen organizata terroriste.

Ndërsa, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, duke folur në detaje rreth sekuestrimit të veturës dhe sasisë së armatimit, tha se shumica e tyre janë prodhim i Serbisë dhe se të njëjtat granata janë përdorur kundër KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka zbuluar mbrëmë sasi të mëdha të armatimeve në një veturë me targa të Beogradit, afër Komunës së Zveçanit.

Related posts

Deputeti francez kundër pjesëmarrjes së shtetasve francezë në operacionet për “eliminimin e palestinezëve”

Muhamet Ramadani

Rusia bllokon plotësisht WhatsApp, Peskov u bën thirrje qytetarëve të përdorin aplikacion e monitoruar nga shteti

admin

Zyrtarë të Ballkanit Perëndimor në ADF: Besim dhe lidhshmëri për të siguruar paqe të qëndrueshme

admin