Komuna e Gjilanit ka marrë një vendim për punëtorët të cilët agjërojnë.
Sipas këtij vendimi, ata që agjërojnë dhe janë të punësuar në këtë komunë, do të punojnë një orë më pak.
Në vendimin e publikuar thuhet se orari për agjëruesit, do të jetë nga ora 09:00, deri në orën 16:00, që do të thotë vetëm 7 orë punë.