Komuna e Junikut tashmë do të ketë degën e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi drejtuar bamirësve dhe qytetarëve të Komunës së Junikut, me ftesën që të kontribuojnë në forma të ndryshme në mbështetje të familjeve dhe personave në nevojë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ofrojnë ndihma humanitare, donacione apo mbështetje të tjera, mund të kontaktojnë përgjegjësin e degës:
Hoxhë Esat Qestaj – 044 621 538
Nga Shoqata “Bereqeti” është përcjellë thirrja për bashkim dhe solidaritet, në mënyrë që bamirësia dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë të bëhen pjesë e përditshmërisë së komunitetit.
“Le të bashkohemi për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për ta bërë bamirësinë pjesë të përditshmërisë sonë”, thuhet në njoftim.
Në fund, është përcjellë urimi që Zoti t’i shpërblejë të gjithë bamirësit dhe kontribuuesit për çdo ndihmë dhe përkushtim të tyre.

