RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

komuna-e-prishtines-ndeshkon-“ujesjellesin”:-nderhyrjet-e-paautorizuara-lane-ne-gjendje-te-pasigurt-rruget

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj “Ujësjellësit” për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në infrastrukturën rrugore.

Sipas Ramës, këto ndërhyrje kanë rezultuar me lënien e rrugëve në gjendje të mjerueshme dhe të pasigurt për qytetarët.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sipas procedurave në fuqi, çdo intervenim duhet të lajmërohet paraprakisht në komunë, në mënyrë që të
sigurohet zona e punimeve dhe të bëhet sanimi i menjëhershëm i asfaltit dhe trotuareve pas përfundimit të tyre.

“Megjithëse ujësjellësi është paralajmëruar disa herë për respektimin e këtyre procedurave, praktika ka vazhduar, duke detyruar Inspeksionin e Komunës të shqiptojë gjoba në dy raste të ndara”, ka shkruar ai.

Related posts

Netanyahu u kërkon “liderëve të botës së lirë” të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin

SHBA merr nën hetim presidentin kolumbian Gustavo Petro: I lidhur me kartelet e kokainës dhe mori donacione të paligjshme të fushatës!

admin

Holanda: Dronë të mëdhenj u vërejtën pranë bazës së NATO-s, mbi aeroport dhe në zonën industriale

admin