Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut pas pranimit të infromacioneve nga qytetarët.
“Sot pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën Veriore dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka bërë të ditur Elshani.
Poashtu ai ka shtuar se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.
Dogana e Kosovës i ka pranu duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore./