RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konfiskohen rreth 60 makina për kriptovaluta në veri të vendit

konfiskohen-rreth-60-makina-per-kriptovaluta-ne-veri-te-vendit

Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut pas pranimit të infromacioneve nga qytetarët.

“Sot pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën Veriore dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka bërë të ditur Elshani.

Poashtu ai ka shtuar se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.

Dogana e Kosovës i ka pranu duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore./

Related posts

Libani shpall ambasadorin e Iranit “person të padëshiruar”

Irfan Jahiu

Unioni Afrikan dënon sulmet në Mali, shpreh solidaritet me forcat e sigurisë

RTI

OKB-ja: Qindra mijëra palestinezë në Gaza të ekspozuar ndaj motit të ftohtë dhe me reshje

Muhamet Ramadani