RTV AHIRETI
Lajme

Ko’nflikti i ar’matosur, UNICEF: Mijëra trupa të fëmijëve në Ga’za ndodhen nën rrënoja

ko’nflikti-i-ar’matosur,-unicef:-mijera-trupa-te-femijeve-ne-ga’za-ndodhen-nen-rrenoja

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, gjatë një komunikimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se trupat e mijëra fëmijëve të humbur mbeten nën rrënoja në Gaza.

Këto deklarata Chaiban i zhvilloi pas raportimit të fundit të shefit të OKB-së mbi shkeljet e të drejtave ndaj fëmijëve në konfliktin e armatosur.

“Në vitin 2023, 4,312 fëmijë palestinezë dhe 70 izraelitë u verifikuan si të vrarë ose të gjymtuar, që përfaqëson 37 për qind të të gjitha rasteve të verifikuara të vrasjeve dhe gjymtimit të përfshira në raport,” tha më tej ai.

Por numri i fëmijëve që mbeten nën rrënoja, do të thotë se OKB-ja nuk ishte në gjendje të përfshinte në raport mijëra raste të tjera të raportuara të fëmijëve të vrarë nga Gaza, shtoi ai. /abcnews

The post Ko’nflikti i ar’matosur, UNICEF: Mijëra trupa të fëmijëve në Ga’za ndodhen nën rrënoja first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Jordani: Ushtria izraelite sulmuan një kolonë me ndihma humanitare për në Gaza

rezart morina

Komandanti i KFOR-it i kërkon Kurtit të shmangë veprimet që përkeqësojnë tensionet

admin6

“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”- Paralajmërimi i kreut të kundërzbulimit në Poloni: Rusia mund të hyjë në këto dy shtete

admin