Papa Françesku u takua me familjet izraelite të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe me të afërmit e palestinezëve në Gaza. Ai tha se konflikti Izrael-Hamas kishte shkuar përtej luftës, duke u shndërruar në “terrorizëm” dhe theksoi se “të dyja palët po vuajnë”.
“Ata po vuajnë kaq shumë dhe kam dëgjuar se si të dyja palët po vuajnë. Bëj thirrje për paqe. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha Papa.
Rikujtojmë se marrëveshja për armëpushimin 4 ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë u arrit pas 5 javësh bisedimesh të tensionuara mes palëve dhe ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit.
Ndërkombëtarët kanë mirëpritur marrëveshjen duke e cilësuar një hap për lirimin e më shumë pengjeve dhe një hap drejt fundit të luftës. /abcnews