RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: BE-ja po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

konjufca:-be-ja-po-do-me-zor-t’ia-marre-kompetencat-kosoves-per-asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjë afat për ta shkruar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa konsideron se Bashkimi Evropian po dëshiron t’ia marrë kompetencat për hartimin e draftstatutit për Asociaconin.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se e mbështet idenë e kryeministrit Albin Kurti që lehtësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias.

“Është një ide [dërgimi i draftit të Lajçakut në Komisionin e Venecias] që edhe unë si kryetar e mbështesë. Drafti ka një parregullsi sepse nuk është kompetencë e BE-së. Nëse nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë kjo tregon se BE-ja po do me zor me ja marrë kompetencat Kosovës për hartimin e tij”, ka thënë Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka shtuar se janë të gatshëm të diskutojnë me BE-në se kur duhet të jetë gati drafti i Asociacionit, por që hartimi i tij të bëhet nga autoritetet e Kosovës.

“Unë e kam marrë si porosi nëntekstin jo për mua s’ka qenë përgjigje korrekte dhe e ndershme. Kosova se meriton këtë dhe nuk mund të penalizohet Kosova për shkak të një vonese, për shkak të një vonese. Studenti mund të merr notë të keqe por jo të suspendohet. Kosova ka arrit një pikë në të cilën BE i ka thënë Kosovës se është kompetence e jotja me e shkru një draft, ne nuk kemi pas afat kohor për me e shkru është një lloj grabitje e një kompetence. Kosova nuk bën me lëshu pe e asaj që duhet me propozu, duhet me këqyr afatin e jo Kosovës t’i merret një e drejtë”, u shpreh Konjufca.

Related posts

Hamasi: Izraeli po kryen krimet më të urryera kundër të burgosurve palestinezë

admin6

I mituri palestinez vritet nga të shtënat e ushtrisë izraelite

admin

Zelensky në Katar për të biseduar për kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

admin